Trajneri Bajrami: E kam pritur kualifikimin, e duam suksesin në kupë!

Futboll

Trajneri Bajrami: E kam pritur kualifikimin, e duam suksesin në kupë!

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:11
Trajneri Bajrami: E kam pritur kualifikimin, e duam suksesin në kupë!

Trajneri Muharem Bajrami për herë të dytë ka shënuar fitore ndaj FC Shkupi, edhe ate brenda një muaji, fillimisht në kampionat dhe tani edhe në kuadër të kupës së Maqedonisë së Veriut shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Skuadra e tij, Makedonija Gjorce Petrov, e ka eliminuar liderin e ligës përmes penalltive 4-1 (0-0 në kohën e rregullt).

Bajrami thotë se lojtarët e tij janë meritorë për këtë arritje të madhe.

“Sigurisht që e kam pritur dhe kam besuar në kualifikim, sepse kemi ekip me shumë kualitet. Me plot meritë jemi në gjysmëfinale të kupës. I uroj djemve për suksesin, pasi ata janë më meritorët”, deklaroi trajneri Muharrem Bajrami.

Ai deklaron se i është gëzuar kësaj fitore ndaj ish-klubit.

“Sigurisht që po. Ne jemi profesionist dhe dëshiroj që me Makedonija GJP të arrijë suksese”, vijoi ai.

Bajrami nuk ka ndonjë preferencë për në gjysmëfinale.

“Nuk kam dëshira se kush mund të na bie në gjysmëfinale. Do të luajmë deri në fund. E duam suksesin në kupë”, theksoi trajneri Muharem Bajrami.

Përvec Makedonija GJP, në gjysmëfinale të kupës janë kualifikuar edhe Struga TL dhe Sileksi, ndërsa pritet edhe skuadra e katërt nga fituesi i ndeshjes Pelister-Vardar, i cili u anulua për shkak të borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat