Ajet Shosholli me disa fjalë emocionuese për Shefqet Sinanin

Futboll

Ajet Shosholli me disa fjalë emocionuese për Shefqet Sinanin

Nga: K.Goca Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 13:35
Ajet Shosholli në mes, në të djathtë Esat Mehmeti dhe në të majtë i ndjeri Shefqet Sinani

Ish selektori i parë i Kombëtares së Kosovës (1991-1996), Ajet Shosholli, kryetrajneri i Prishtinës në periudhën nëntor të vitit 1984 e mars të vitit 1985, në gjeneratën e kapitenit Fadil Vokrri, ka disa fjalë emocionuese për ish futbollistin Shefqet Sinani, që iku në amshim në vitin e kaluar.  

Në fakt, Shosholli e kishte krah të djathtë Sinanin kur ishte kryetrajner i Prishtinës në kohën e verës së vitit 1991 para se t’i ndajnë rrugët me ligën ish jugosllave.  

“Një vit pa Shefqetin, futbollistin e gjeneratës së artë tëe Prishtinës dhe personin e dashur për çdo kënd.

I përjetshëm kujtimi për Shefqetin”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat