Rrëfimi i babait të Dacit: Kënaqësi kur e shoh djalin duke shënuar gola, presim ftesë nga Milevski

Futboll

Rrëfimi i babait të Dacit: Kënaqësi kur e shoh djalin duke shënuar gola, presim ftesë nga Milevski

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 22:28
Rrëfimi i babait të Dacit: Kënaqësi kur e shoh djalin duke shënuar gola, presim ftesë nga Milevski

Erdon Daci po shkëlqen në 1B Pro League në futbollin e Belgjikës. Sulmuesi i talentuar nga Shkupi edhe sonte ka shënuar dy gola për skuadrën e tij Westerlo në fitoren 4-3 kundër Mouscron, në javën e 14-të të ligës së dytë belge.

Falë golave të 23-vjecarit Westerlo është lider i padiskutueshëm me 33 pikë, madje 13 pikë më shumë se ndjekësi Waasland-Beveren.

Babai i tij, Sadati, është njeriu që i ka qëndruar çdo herë afër tij.

Image

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Reshat Ibraimi, babai i lojtarit, Sadat Daci, rrëfen sekretet e djalit të tij, ëndrrat e fëmijërisë e të tjerë.

Sadat ndeshjen Westerlo-Mouscron e ndoqët nga televizori. Erdoni shënoi dy gola. Si ishte ndenja?

Ndjenja të papërshkruara. Nuk kam koment! U gëzova shumë.

Tani që është pjesë e Westerlos, e keni ndjekur “live” nga tribuna?

Po, isha para dy javësh në Belgjikë dhe e ndoqa duke luajtur kundër Waasland Beveren (1-1). Në atë ndeshje shënoi gol. Nuk kishte kënaqësi më të madhe se ta shohësh djalin duke të kënaqur me lojë të bukur dhe me gol. Uroj që Zoti t’i mundësojë ndjenja të tilla çdo prindi për djalin e tij.

Cili është momenti më i lumtur për ju si baba në karrierën e deritanishme të djalit?

Momenti që më ka gëzuar më së shumti deri tani ka qenë, kur Erdoni luante në Turqi për Konyaspor.  Dhe, Konyaspor zhvilloi derbin kundër Gallatasarait, në të cilën ndeshje, ai i shënoi dy gola dhe nxorri një penallti. Ishte moment fantastik.

Cila ishte ëndrra e tij si fëmijë?
Po ëndrra e tij gjithmonë ka qenë të bëjë prindërit e tij krenar. Dhe, deri tani jemi shumë të lumtur që kemi një djal shembullor.

Çfarë fëmije ka qenë Erdoni, i urtë apo i llastuar?

Po, si fëmijë i parë në familje, ai ishte pak i llastuar. E ka pas të garantuar nga gjyshi i tij, askush s’ka mundur t’i thotë dicka.

A keni sakrifikuar shumë për Erdonin?

Po sakrificën më të madhe për Erdonin e ka bërë bashkëshortja ime, pasi unë shtatë vite kam punuar në Zvicër. Dhe, të gjitha obligimet i ka kryer zonja e shtëpisë. Por, ne vetëm e kemi kryer detyrën si çdo prindër që e ka obligimin ndaj fëmijëve të tyre.

Ku dëshironi ta shikoni djalin në të ardhmen?

Unë nuk kam klub të preferuar. Për ne si prindër më me rëndësi është që djali ynë të ndihet i lumtur në klubin ku luan.

A prisni ftesë nga seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut, Bobi Milevski?

Po, normalisht që presim, madje besojmë se e ka merituar të ftohet.Erdoni ka dëëshirë, sepse i njeh të gjithë lojtarët dhe i ka shokë me të cilët ka luajtur bashkë në ekipin U19 dhe U21. Tani i mbetet trajnerit Milevski të vendos, besoj se është duke i ndjekur paraqitjet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat