Sebastian Haller vendos rekord në Ligën e Kampionëve

Futboll

Sebastian Haller vendos rekord në Ligën e Kampionëve

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 23:01
Sebastian Haller

Ylli i Ajaxit, Sebastian Haller ka vendosur rekord historik në Ligën e Kampionëve.

Qendërsulmuesi ka shënuar gol ndaj Sporting, duke u treguar i saktë nga pika  e bardhë, pas vetëm 11 minutave lojë.

Me këtë gol, Haller është bërë futbollisti i parë që shënon në secilen prej gjashtë ndeshjeve në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Haller deri me tani ka shënuar 10 gola në këtë garë dhe është në rrugë të mirë për të thyer rekordin e Cristiano Ronaldos prej 16 golave brenda një sezoni në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat