Derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Senghor: Me ‘Shvercerat’ do të fitojmë

Futboll

Derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Senghor: Me ‘Shvercerat’ do të fitojmë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 11:24
Derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Senghor: Me ‘Shvercerat’ do të fitojmë

Në Stadiumin e bukur të Çairit, sot, me fillim nga ora 13:00, do të zhvillohet ndeshja Shkupi – Shkëndija, në kuadër të xhiros së 17-të të Maqedonisë së Veriut.

Pas fitores kundër Skopjes, Shkupi kërkon fitoren e 13-të në këtë sezon, kurse Shkëndija të 9-tën dhe kjo ndeshje do të jetë një derbi i vërtetë. Sipas Faustin Senghor, kjo ndeshje do të jetë El Klasiko e Maqedonisë.

“Të mërkurën është një El Klasiko e Maqedonisë nëse mund të them. Ne jemi të përgatitur mjaftueshëm për këtë ndeshje, qoftë taktikisht apo fizikisht. Do të jetë një ndeshje e mirë dhe ne jemi gati që ti marrim tre pikët në Çair, në shtëpinë tonë.

Prania e tifozëve tanë në stadium do të na lehtësojë punën, sepse përkrahja e tyre është e mrekullueshme, ata këndojnë 90 minuta dhe gjithmonë na përcjellin në çdo stadium dhe në çdo qytet, pra edhe nesër së bashku me Shvercerat, do ta fitojmë këtë ndeshje”, tha Faustin Senghor para ndeshjes me Shkëndijën.

Kujtojmë që të gjitha biletat për këtë ndeshje do të jenë falas dhe skuadra jonë ka nevojë për përkrahjen e të gjithë qytetarëve dhe simpatizuesve të Shkupit, që së bashku ta mbajmë pozitën e pare në tabelë.

Ndërkohë, Shkëndija në tre ndeshjet e fundit në ligë ka tre fitore dhe renditet e treta në tabelë me gjithsej 30 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat