Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari me rekord

Futboll

Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari me rekord

Më: 18 janar 2022 Në ora: 10:54
Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari me rekord

Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari me rekordin e trofeve në Ligën e Kampioneve

Futbolli botëror sot ka marrë një lajm të hidhur pasi është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare spanjolli Francisko Gento, ai që cilësohet si një nga mesfushorët e majtë më të mirë të të gjitha kohëve dhe që mbante një rekord unik në Ligën e Kampioneve.

Gento, një legjendë e futbollit spanjoll dhe Real Madrid, ishte i vetmi i cili si lojtar kishte fituar 6 herë Kupën e Kampioneve me madrilenët gjatë 18 viteve të karrierës së tij atje (1955-1956, 1956-1957, 1957-1958, 1958-1959, 1959-1960, 1965-1966).

Ish-lojtari, i ndarë nga jeta në orët e para të së martës, ishte aktualisht president nderi i Real Madrid, një detyrë të cilën e kishte marrë nga miku i tij dhe shoku i skuadrës, legjenda Alfredo Di Stefano, me të cilin për shumë vite kishte ndarë sukseset më të mëdha në skenën e futbollit botëror.

Kjo dyshe ishte ajo që ndihmoi më shumë Realin që të kthehej në skuadrën më të mirë në Europë duke fituar 5 Kupa Kampionesh radhazi, një rekord që vështirë se mund të përsëritet më.

Gento u largua nga Real Madrid në vitin 1971, me 23 tituj zyrtare të fituar si futbollist, një rekord të cilin një gjysmë shekulli më vone e barazoi Marcelo me trofeun e Superkupës së dy ditëve më parë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat