Batatina: Nuk munguan shumë gjëra të mira

Futboll

Batatina: Nuk munguan shumë gjëra të mira

Nga: K.G. Më: 22 janar 2022 Në ora: 19:33
Batatina: Nuk munguan shumë gjëra të mira

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit nga Podujeva, është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij, në miqësore kundër FC Olimp Dolgoprudny, ndeshje që përfundoi baras (0:0).

Ndeshja u zhvillua në Antalia, ku fituesi i Kupës së Kosovës është në përgatitje.  

“Një ndeshje e luajtur sot në kuadër të fazës përgatitore.

Ndeshja e parë sot ku nuk munguan shumë gjëra të mira gjatë ndeshjes ku si skuadër prodhuam shumë, krijuam raste dhe zhvilluam një super paraqitje duke i ditur ngarkesat që jemi duke i aplikuar në skuadër në këtë fazë përgatitore prapë djemtë e dëshmuan se humbja nuk do të vije në mesin tonë.

Jam shumë i kënaqur me punën dhe angazhimin së pari të stafit tim dhe pastaj të skuadrës ku jemi bërë një familje e madhe dhe ku është kënaqësi të punosh me këta djem që nuk ndalen së punuari dhe një atmosferë brilante brenda skuadrës ku kjo më bënë të besoj në misionin e nisur dhe objektivin e skuadrës.

Sot fillova ndeshjen nga fillimi me një super lojtar të Akademisë së Llapit, Muhamed Llapashtica i cili bëri super paraqitje dhe jam i lumtur qe po i promovoj talentët si ai”, ka thënë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat