Voska Sport i nis vrullshëm miqësoret, fiton 9:0

Futboll

Voska Sport i nis vrullshëm miqësoret, fiton 9:0

Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:11
Voska Sport i nis vrullshëm miqësoret, fiton 9:0

Skuadra e Voska Sport, që njëherit konsiderohet si një ndër pretendentët kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë nga Konferenca e Perëndimit në Maqedoninë e Veriut, i ka nis vrrullshëm takimet kontrolluese në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Rade Cicmiloviq mundi 9:0 ekipin e Bratsvo nga Zhitoshi i Prilepit, skuadër kjo që bënë gara në Ligën e Dytë – Lindje.

Serinë e golave në këtë ndeshje të zhvilluar në Ohër, në terrenin me barë artificial e hapi Naum Veljanovski, derisa me dy golat e kapitenit Izair Emini, e ku vlen të përmendit i dyti, i shënuar nga gjuajtja e lirë, Voska Sport në pushim shkoj me shifrat 3:0.

Në pjesën e dytë golashënuesit ishin edhe më të spikatur, teksa realizuan edhe 6 gola të tjerë. Emir Aliu ishte autori i golit të katërt, që vetëm pas minuta më pas golin e parë me fanellën e Voska Sport ta shënojë Darko Razmoski, futbollisti i ardhur nga rradhët e Pelilsterit gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit.

Razmoski shënoi edhe golin e 8-të, ndërsa në këtë ndeshje shënuan gjithashtu edhe dy transferimet tjera, Vahit Murati dhe Argjent Gafuri.

Golin e fundit në këtë përballje për Voska Sport, e realizoi Nikolla Mitkoski, 18-vjeçari, që njëherit del nga shkolla e skuadrës së Voska Sport, që ndeshjen e rradhës kontrolluese do ta zhvillojë me 25 janar kundër skuadrës së Renovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat