Opinioni futbollistik ndërkombëtar solidarizohet me Armand Dukën

Futboll

Opinioni futbollistik ndërkombëtar solidarizohet me Armand Dukën

Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:34
Opinioni futbollistik ndërkombëtar solidarizohet me Armand Dukën

E gjitha bota e futbollit kombëtar e ndërkombëtar është solidarizuar me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka  pas ngjarjes tronditëse të dy ditëve më parë, ku një sasi tritoli shpërtheu në shtëpinë e kreut të futbollit shqiptar.

Presidentët e FIFA-s, Infantino dhe ai i UEFA-s, Ceferin, presidentë klubesh, federatash, personalitete të njohura ndërkombëtare kanë kontaktuar Presidentin Duka menjëherë pas ngjarjes shokuese duke u shprehur të tronditur për shpërthimin dhe duke i shprehur solidarizimin e mbështetjen e tyre në këtë moment të vështirë.

Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, presidenti i Federatës turke, Nihat Özdemir, presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, presidentët e Federatave të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, presidenti i Federatës Greke, Panagiotis Dimitriou, presidenti i Federatës Franceze, Noël Le Graët si edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, si Servet Yardımcı, personalitete të njohura të futbollit ndërkombëtar janë solidarizuar me Presidentin e FSHF-së, duke i shprehur mbështetjen e tyre e duke i dhënë kurajo në orët pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të hënën në mbrëmje.

Shpërthimi i eksplozivit në shtëpinë e Presidentit Duka në shtëpinë e tij në Durrës është një ngjarje e paprecedentë e që ndodh para zgjedhjeve për organet drejtuese të FSHF-së dhe në mesin e sulmeve skandaloze dhe të turpshme që vijnë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës në adresë të kreut të qeverisë së futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat