FC Shkupi me mbrojtës gjeorgjian

Futboll

FC Shkupi me mbrojtës gjeorgjian

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:14
FC Shkupi me mbrojtës gjeorgjian

Skuadra e FC Shkupit zyrtarizoi bashkëpunimin 2 vjeçar me mbrojtësin Gagi Margvelashvilli.

Lëndimi i Abdul Ravbutajes, i cili do të pauzojë 6 muaj, është arsyeja kryesore për këtë vendim të skuadrës nga Çairi. Lojtari gjeorgjian vjen në radhët e FC Shkupit nga ekipi i Dinamo Batuni.

“Jam i kënaqur që jam këtu. FC Shkupi ka një trajner professional dhe jam i kënauqr që do të bashkëpunojë me të.

Ekipi luan futboll cilësor, shënon shumë gola dhe shumë pak pranon, falë lojtarëve të mirë. Dua të fitojmë dhe të festojmë së bashku dhe dua poashtu te kemi paraqitje të mirë në garat evropiane,” tha mes tjerash futbollisti gjeorgjian.

Lideri aktual në Ligën e Parë është në Antali, ku është duke kryer fazën përfundimtare të përgatitjeve për sezonin pranveror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat