Giroud: Gjyqtarët referojnë më shumë goditje dënimi në Serie A

Futboll

Giroud: Gjyqtarët referojnë më shumë goditje dënimi në Serie A

Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:19
Olivier Giroud

Sulmuesi francez Olivier Giroud ka treguar se gjyqtarët janë më të ashpër në Itali se në Angli.

Në një intervistë për “Colinterview”, Giroud ka folur për transferimin e tij në Itali, dhe diferencat që i ka vërejtur mes Serie A dhe Premier Ligës angleze.

“Të bëjë kontakte me të tjerët ishte e lehtë për mua sepse unë di pak italisht për shkak të prejardhjes së gjyshes sime. Unë i di disa fjalë dhe kjo është tejet e rëndësishme. Po ashtu, më ka ndihmuar edhe fakti që në skuadër ka disa lojtarë të cilët flasin frëngjisht. Gjeta disa lojtarë që i kam njohur, dhe në fund kur trajneri kërkon diçka nga unë, nuk është e komplikuar për mua pasi që e di se çfarë ai pret nga unë, dhe e di se çfarë duhet të bëjë”, tha Giroud.

“Vështirë e kisha të adaptohem me gjyqtarët, të cilët gjithmonë kanë tendenca të fishkëllejnë për kontaktin më të lehtë, jo ashtu si në Premier Ligën angleze”, shtoi sulmuesi francez.

Olivier Giroud, i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2023, këtë sezon ka arritur të bëjë 14 paraqitje në Serie A me gjigandin italian, duke regjistruar plotë 784’ minuta lojë, dhe duke kontribuar me pesë gola dhe dy asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat