Ky është trajneri që e zbuloi Milot Rashicën, dikur luante në Trepçë, Partizan të Beogradit dhe Prishtinë 

Futboll

Ky është trajneri që e zbuloi Milot Rashicën, dikur luante në Trepçë, Partizan të Beogradit dhe Prishtinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 18:48
Isa Sadriu në mes dhe MIlot Rashica në të djathtë

Futbollisti Milot Rashica, sot luan për Norwich-in, anëtar i Premier League dhe është pjesë e Kombëtares së Kosovës.
Kush e zbuloi Milot Rashicën si talent i madh?

Para 17-18 viteve, Rashica ka qenë pionier i shkollës së futbollit “Forca”, e cila drejtohej nga Isa Sadriu, ish futbollist i mirënjohur, që dikur luante për Trepçën nga Mitrovica, Partizanin e Beogradit dhe Prishtinën!

Image

Isa Sadriu

Legjenda e futbollit e ka pasur në shkollën e tij Rashicën, që sot vlen me dhjetëra miliona euro.

Image

Lista e lojtarëve e publikuar me 26 qershor të vitit 2005, në gazetën kombëtare “Bota sot

Faktet që e dëshmojnë është edhe shkrimi i botuar me 26 qershor të vitit 2005, në gazetën kombëtare “Bota sot”, ku u publikua lista e lojtarëve të shkollës së futbollit “Forca” nga Vushtrria. 

Në listën e pionierëve, Rashica është i pari.  Rashica kaloi nëpër duart e legjendës së futbollit të Kosovës. 

Image

Shkrimi me 26 qershor të vitit 2005, në gazetën kombëtare “Bota sot

 “Nga viti 2004 e deri 2009 ka qenë me mua”, thotë Sadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”.    

Image

Milot Rashica, i parë ulur në të majtë dhe Isa Sadriu, i pari në këmbë në të djathtë

Rashica sot është yll i futbollit dhe kërkohet nga klubet e mëdha botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat