Pas vazhdimeve dhe penalltive, Onyxi dhe Ulpiana vazhdojnë në çerekfinale

Futboll

Pas vazhdimeve dhe penalltive, Onyxi dhe Ulpiana vazhdojnë në çerekfinale

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit që po zhvilloheshin në Kupën e Kosovës, ku tani kemi mësuar edhe dy skuadrat e radhës që i bashkohen Gjilanit dhe Ramiz Sadikut në çerekfinale.

Në dy takimet, respektivisht në atë mes Onyxit e Kek-ut dhe Ulpianës e Arbërisë, u nevojiten vazhdimet dhe penalltitë për të përcaktuar çerekfinalistët e radhës.

Përballja mes Onixit dhe Kek-ut përfundoi me ndihmën e penalltive, ku vendasit shënuan fitore me rezultat 4:3.

Në anën tjetër, takimi mes Ulpianës dhe Arbërisë përfundoi në vazhdime, ku Ulpiana shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1.

Rezultatet e sotme të Kupës së Kosovës i gjeni më poshtë.

Gjilani 2:1 Dukagjini

2 Korriku 1:6 Ramiz Sadiku

Onix 4:3 Kek-u

Ulpiana 2:1 Arbëria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat