Kalulu, po merr gjithnjë e më shumë vëmendje

Futboll

Kalulu, po merr gjithnjë e më shumë vëmendje

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 14:43
Kalulu, po merr gjithnjë e më shumë vëmendje

Mbrojtësi francez i Milanit, Pierre Kalulu, po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.

Aq sa u intervistua ekskluzivisht nga redaksia franceze e “Eurosport”. Aty tregoi eksperiencën me kuqezinjtë, cilat janë pritshmëritë e tij për të ardhmen, marrëdhëniet me lojtarët e tjerë transalpin dhe si është të kesh në ekip Zlatan Ibrahimoviç:

“Zlatan ka ende një vend shumë të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes dhe në fushë.

Edhe një herë këtë sezon ka shënuar shumë gola. Duhet t’i themi atij faleminderit mbi të gjithë, nëse sot jemi në rrugën e duhur.

Tani na takon neve të tregojmë se e kuptuam atë që po përpiqej të na e përcillte. Kur të rikthehet nga dëmtimi, sigurisht që do të jemi edhe më të fortë. Giroud është një lojtar i nivelit të lartë. Ai gjithmonë dëshiron të përparojë, të mësojë dhe të shënojë. Ajo që më bën përshtypje janë lëvizjet dhe inteligjenca e tij e lojës.

Padyshim që e kam ndjekur në klubet e tij të ndryshme, por, në baza ditore, te Milani po e shoh se është i nivelit më të lartë. Për më tepër, italishten e ka mësuar shumë shpejt. Kur ndihet mirë është sulmuesi perfekt për ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat