Nuk mjafton goli i bukur i Rashicës! Liverpool fiton me përmbysje

Futboll

Nuk mjafton goli i bukur i Rashicës! Liverpool fiton me përmbysje

Nga: K.G. Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 17:27
Nuk mjafton goli i bukur i Rashicës! Liverpool fiton me përmbysje

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Norwich-it, në takimin e javës së 26-të në Premier League.

Në minutën e 48-të, reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, me një lëvizje mashtruese godet nga rreth 18 metra, paksa topi devijohet dhe përfundon në këndin e majtë të portierit Alisson, 0:1.

Kjo epërsi nuk zgjati shumë dhe vendasit për tre minuta përmbysën gjithçka. 

Në minutën e 64-të,  Mane barazon rezultatin 1:1 dhe pas 3 minutave (67’) Salah kalon në epërsi (2:1) Liverpoolin. Portieri Alisson asistoi nga 16-shi i tij për Salah-un.   

Në minutën e 81-të, Diaz shënon për 3:1. Rashica është zëvendësuar në minutën e 86-të.

Liverpooli renditet në pozitën e dytë me 57 pikë e Norwich është në fund me 17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat