Besa gjunjëzon Lirinë! Avdimetaj: Luftuam deri në fund dhe arritëm fitore

Futboll

Besa gjunjëzon Lirinë! Avdimetaj: Luftuam deri në fund dhe arritëm fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 18:31
Besa gjunjëzon Lirinë! Avdimetaj: Luftuam deri në fund dhe arritëm fitore

Futbollisti i Besës nga Peja, Blerjon Avdimetaj, i gëzohet fitores me rezultat 3:2 ndaj Lirisë nga Prizreni, në ndeshjen e javës së 15-të të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A.

Pejanët arkëtuan tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën. 

Qendërmbrojtësi Avdimetaj tha se u angazhuan maksimalisht dhe si fryt i lojës së mirë arritën ta mposhtin Lirinë.

Image

KF Besa

Sa ishte vështirë ndaj Lirisë, ku ishte arma me e fortë e fitores?

“Ishte mjaft vështirë sepse Liria ka një ekip me përvojë dhe të ndërtuar mirë. Arma më e fortë e jona ishte shpirti skuadrës sepse luftuam të gjithë së bashku deri në fund për fitoren tonë”, thotë Avdimetaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës U-19, tha se do të luftojnë për të arritur sa më shumë pikë dhe për t’ju shmangur fundit të renditjes. 

“Me angazhimin që e bëjmë çdo stërvitje, çdo lojë së bashku me lojtarët dhe me stafin e trajnerëve, Besa do të ngritët më lart në kampionat, larg rrezikut nga rënia një kategori më poshtë”, thotë Avdimetaj.

Besa është në fund të renditjes me 14 pikë, ndërsa Liria bie në pozitën e shtatë me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat