“Juventusi të dërgoi?”, deklarata e që mund t’i kushtojë rëndë Jose Mourinhos

Futboll

“Juventusi të dërgoi?”, deklarata e që mund t’i kushtojë rëndë Jose Mourinhos

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 11:33
José Mourinho

José Mourinho mund të dënohet me dy ose tre ndeshje pasi i tha gjyqtarit Luca Pairetto “A të ka angazuar Juventusi”?

Trajneri portugez u përjashtua nga loja në pjesën e dytë të barazimit 2-2 të Romës kundër Hellas Veronas të shtunën. “Giallorossët” u rikthyen pas dy golave disavantazh, por Mourinho humbi durimin duke bërë një gjest me “thirrje telefonike” me dorën e tij.

Gazeta “La Stampa” shton një tjetër detaj që mund t'i kushtojë Mourinhos me një pezullim të gjatë, përcjellë KosovaPress.

Gazeta me bazë në Torino raporton se Mourinho i ka bërtitur Pairettos: me fjalët “Ata të dërguan këtu me qëllim, Juventusi të dërgoi.”

“Bianconerët” janë kundërshtarë të drejtpërdrejtë të Romës për një vend në top katërshe dhe janë gjashtë pikë mbi Romën në tabelën e Serie A.

Vëllai i Pairettos, Alberto ka punuar për Juventusin gjatë tetë viteve të fundit si shef i të ardhurave të stadiumit. Babai i tyre Pierluigi ishte një ish-arbitër i Serisë A, i dënuar pas skandalit “Calciopoli”.

Pairetto, 37 vjeç, është një nga zyrtarët më me përvojë të Serie A. Ai ka ndarë drejtësinë në 92 ndeshje në ligën më të lartë të Italisë dhe u promovua si gjyqtar ndërkombëtar shtatorin e kaluar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat