Manchester United nuk po kalon një sezon të mirë

Futboll

Manchester United nuk po kalon një sezon të mirë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 15:14
Fred

Manchester United nuk po kalon një sezon të mirë deri tani. Nga lamtumira e Solskjaer te rezultatet që nuk vijnë me vazhdimësi, deri te zërat e zakonshëm për pakënaqësi brenda ekipit, duke përfshirë edhe ato mes Cristiano Ronaldo-s dhe disa shokëve të skuadrës.

Megjithatë, sipas mesfushorit të Djajve të Kuq, Fred, problemi është vetëm një: mungesa e një projekti afatgjatë.

Siç ka bërë të ditur The Guardian, lojtari brazilian ka dhënë një intervistë interesante për TNT Brazil gjatë së cilës ka shpjeguar problematikat që po kalon skuadra në këtë sezon.

PROJEKTI – “E di se në futboll është e rëndësishme të arrihen rezultate të mirë sa më shpejt të jetë e mundur, por është edhe e rëndësishme të kesh një projekt afatgjatë”, ka thënë Fred.

“Mendoj se nuk është një gjë e mirë për ne të mos e kemi. Për momentin, bëhet fjalë vetëm për objektiva afatshkurtër. Nuk dimë se çfarë do të ndodhë pas fundit të këtij sezoni”.

Një referim i qartë për zgjedhjen e trajnerit Rangnick, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës në dhjetor, pritet të largohet në fundin e këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat