Lojtari më i mirë në botë: Po qaj duke menduar për familjen

Futboll

Lojtari më i mirë në botë: Po qaj duke menduar për familjen

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 14:48
Lojtari më i mirë në botë: Po qaj duke menduar për familjen

Oleksandr Kostyliev, më mirë i njohur si “s1mple” ka bërë postime prekëse për situatën kaotike që po mbretëron në Ukrainë.

Lojtari më i mirë në botë i lojërave online, respektivisht i CS:GO e ka shprehur frikën e tij për familjen, për miqtë dhe për krejt familjen e tij në Ukrainë.

Përmes rrjeteve sociale, respektivisht “Twitterit”, ai po e shfaq ankthin që e ka nga frika se mund t’ju ngjajë më e keqja, sidomos familjarëve.

Me nofkën në Tëitter “Sasha”, ai aktualisht gjendet në një turne në Poloni, ndërsa thirrja e tij është për paqë.

“Jam duke qarë duke menduar për familjen dhe për miqtë e mi në Kiev.

Jam ‘me fat’ që nuk jam në shtëpi, por nuk mund ta imagjinoni se sa do të doja të isha aty. Nesër dua të mendoj vetëm për garën.

Ne kemi nevojë për mbështetje. Të lutem na ndihmoni, unë nuk mundem më”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat