Perez, gati 350 milionë euro për të nxjerrë jashtë loje City-n

Futboll

Perez, gati 350 milionë euro për të nxjerrë jashtë loje City-n

Më: 15 mars 2022 Në ora: 21:28
Perez, gati 350 milionë euro për të nxjerrë jashtë loje City-n

Një operacion stratosferik, me shifra që është shumë e vështirë të besohen. Një operacion që mund të ketë për protagonist suulmuesin e Borusssia Dortmund, Erling Haaland.

Janë të shumta skuadrat e mëdha të Europës që po sfidohen për të siguruar shërbimet e yllit të Mino Raiola-s. Një sfidë që do të ketë vetëm një fitues, me shumë mundësi atë që do të ofrojë më shumë dhe do të ketë projektin sportiv më interesant.

Nuk është e lehtë të zgjedhësh kur je përpara ofertave të klubeve më fitues dhe më të pasur. Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Manchester City dhe PSG janë të gjitha në gjurmët e Haaland, por një klub duket se është në avantazh.

Sipas Marca.com, ky klub është Real Madrid. Florentino Perez duket se nuk do të kënaqej duke marrë vetëm Kylian Mbappe, por synon të ndërtojë një sulm ëndrrash me francezin dhe Haaland-in bashkë. Dhe për ta bërë këtë është gati të shpenzojë një shifër të frikshme.

Për të djegur konkurrencën, gjithmonë sipas së përditshmes spanjolle, madrilenët kanë bërë gati një shifër marramendëse. Flitet për një total prej 350 milionë eurosh: 130 milionë euro për kartonin dhe 220 milionë euro për gjashtë vitet e ardhshme për rrogën (36 milionë euro në sezon).

Me këto shifra, Real shpreson të nxjerrë jashtë loje Manchester City-n, klubi i vetëm që frikëson Perez-in në garën për Erling Haaland. Tani do t’i takojë lojtarit të japë përgjigjen e tij, në pritje të propozimeve që mund të vijnë nga Anglia dhe PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat