Trajneri i Juventusit: Nëse kualifikohemi është një rezultat i madh

Futboll

Trajneri i Juventusit: Nëse kualifikohemi është një rezultat i madh

Më: 16 mars 2022 Në ora: 15:20
Allegri: Nëse kualifikohemi është një rezultat i madh

Massimiliano Allegri ka dhënë një intervistë shumë interesante për Amazon Prime Video në prag të sfidës së Champions League kundër Villarreal-it. Trajneri i Zonjës së Vjetër ka folur për ndeshjen, por ka zbuluar edhe nujë prapaskenë në lidhje me Dusan Vlahoviq.

Për ndeshjen: “Ndeshje e rëndësishme për të ardhmen? Jo, për Champions-in. Nëse kualifikohemi është një rezultat i madh. Nëse eliminohemi, do të kemi arritur objektivin minimal të klubit. Është një finale, kështu duhet të luhet pa golat në transfertë”.

Trajneri i bardhezinjve ka zbuluar më pas një prapaskenë në lidhje me transferimin e Vlahoviq.

“Nëse blerja e Vlahoviq ka ndryshuar edhe jetën dhe humorin tim? Një skuadër është më e qetë kur ka një qendërsulmues të pastër. Dhe Vlahoviq, përveçse është një djalë shumë i mirë, duhet të rritet akoma sepse është shumë i ri, na ka dhënë edhe qetësi.

“Kur e morëm, i kam telefonuar menjëherë Morata-s për t’i thënë se nuk do të largohej dhe se do të qëndronte tek Juventus-i. Kaq ka mjaftuar? Po, nuk më duhej shumë tjetër, pak fjalë kyçe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat