Cristiano Ronaldo shpallet lojtari i muajit mars për Manchester United

Futboll

Cristiano Ronaldo shpallet lojtari i muajit mars për Manchester United

Më: 26 mars 2022 Në ora: 16:41
Cristiano Ronaldo

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është shpallur lojtar i muajit mars për Manchester United.

Me anë të votave të tifozëve, Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë për muajin mars, te Manchester United.

Këtë e ka konfirmuar Manchester United në rrjetin e tyre social, Twitter.

Cristiano Ronaldo gjatë muajit mars, pati një paraqitje fenomenale për ‘Djajtë e Kuq’.

Ai shënoi tre gola, në fitoren e United 3:2 derbin ndaj Tottenham Hotspur.

Përveç që është zgjedhur lojtar i muajit, goli i parë i shënuar në ndeshjen ndaj Tottenham, është zgjedhur goli më i mirë gjithashtu për muajin mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat