Lajm i keq për Milanin – merr fund sezoni për Florenzin

Futboll

Lajm i keq për Milanin – merr fund sezoni për Florenzin

Më: 5 prill 2022 Në ora: 16:46
Alessandro Florenzi

Alessandro Florenzi do të humb pjesën e mbetur të sezonit.

Mbrojtësi i Milan, Florenzi nuk do të mund të jap kontributin e tij në pjesën e mbetur të sezonit.

Italiani ka pësuar një lëndim në meniskus dhe do t’i nënshtrohet një operimi gjatë ditës së nesërme.

Lojtari luajti në 30 minutat e fundit mbrëmë, kur edhe pësoi një lëndim në gjurin e majtë.

31 vjeçari iu nënshtrua ekzaminimeve këtë mëngjes dhe sipas ‘Calciomercato’, shihet çarje në meniskus.

Për këtë arsye, lojtari i nënshtrohet nesër operimit dhe si pasojë humb pjesën e mbetur të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat