Blerim Xhemaili vazhdon me liderin e kampionatit zviceran 

Futboll

Blerim Xhemaili vazhdon me liderin e kampionatit zviceran 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2022 Në ora: 18:08
Blerim Xhemaili vazhdon me liderin e kampionatit zviceran 

Futbollisti i Zurich-ut, Blerim Xhemaili, qëndron në FC Zurich. 

Ai ka zgjatur kontratën. 

Ky lajm kënaqë shumë tifozë të skuadrës, e cila udhëheq renditjen në Kampionatin e Zvicrës. 

Xhemaili ka vazhduar kontratën edhe për një vit deri në verën e vitit 2023, shkruan “20min”.

Që nga kthimi në Zurich gjatë dhjetorit të vitit 2020, Xhemaili ka bërë 32 paraqitje, duke shënuar një gol dhe gjashtë asistime.

Marinko Jurendic, shefi sportiv në Zurich, shprehet i kënaqur që Xhemaili mbetet në ekip: “Blerimi është një gur themel i rëndësishëm i ekipit tonë me personalitetin dhe përvojën e tij dhe rolin e tij si lojtar lider”.

Pas javës së 28-të Zurich kryeson me 63 pikë, ka 12 më shumë se  Baseli në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat