Reali i kthehet kampionatit pas fitores në Champions

Futboll

Reali i kthehet kampionatit pas fitores në Champions

Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:33
Reali i kthehet kampionatit pas fitores në Champions

Reali i Madridit ka përjetuar një mes javë magjike në Champions me triumfin 1:3 në fushën e Chelseat në takimin e vajtjes në çerekfinale.

Pas Chelseat, madrilenët kthehen në kampionat, teksa sot do të presin Getafen, një rival i veçantë për trajnerin Karlo Ançeloti.

Pikërisht ndaj Getafes më 23 maj 2015 Ancelotti paraqitej për herë të fundit si trajner i Realit në etapën e tij të parë në Madrid. Ishte një fitore e madhe 7-3 e “Los Blancos”.

Pas 7 vitesh Ançeloti gjen sërish të njëjtin rival. Italiani është paraqitur në konferencën për shtyp para takimit ndaj Getafes, duke u ndalur në një sërë temash, duke përfshirë edhe atë për të ardhmen e tij.

Ndonëse në Madrid nuk ka mëdyshje për punën e italianit, Ancelotti ka saktësuar se në fund të sezonit do të jetë klubi që do të vendosë se çfarë do të bëjë me t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat