Guardiola: Lëvizjet që bën Liverpool nuk i bën asnjë skuadër tjetër

Futboll

Guardiola: Lëvizjet që bën Liverpool nuk i bën asnjë skuadër tjetër

Më: 10 prill 2022 Në ora: 14:34
Guardiola: Lëvizjet që bën Liverpool nuk i bën asnjë skuadër tjetër

Manchester City dhe Liverpool janë gati për supersfidën e sotme. Dy skuadrat më të forta në Premier League, që ndahen nga vetëm një pikë mes tyre, do të përballën në “Etihad Stadium”, duke nisur prej orës 17:30 (Supersport 2).

Në një prononcim për Sky Sports, Pep Guardiola, trajneri i kampionëve në fuqi dhe kryesuesve të kampionatit anglez, e pranon se kjo nuk është një sfidë si të tjerat, teksa vlerëson ofensivën e ekipit të Klopp.

“Fitorja nuk do të mjaftonte për titullin, por sigurisht që do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm. Nuk e mohoj që kjo është një ndeshje e ndryshme nga të tjerat.

Lëvizjet që bën Liverpool nuk i bën asnjë skuadër tjetër në botë. Ata kanë një potencial të jashtëzakonshëm sulmues, me tre yje të cilëve u janë shtuar Luiz Diaz dhe Diogo Jota.

Mos të harrojmë Divock Origin, një lojtar i cili shënon gjithmonë në ndeshjet e rëndësishme”, deklaroi trajneri spanjoll, i cili po lufton për fitimin e Premier League për herë të katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat