Batatina nuk preket në tokë: Prishtina për mua ka qenë supë

Futboll

Batatina nuk preket në tokë: Prishtina për mua ka qenë supë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 16:32
Batatina nuk preket në tokë: Prishtina për mua ka qenë supë

Llapi ka arritur të kalojë në finale të Kupës së Kosovës për herë të dytë radhazi. 

Pas humbjes 2-1 nga Prishtina në kryeqytet, llapjanët triumfuan 2-0 në ndeshjen e kthimit në “Zahir Pajaziti”.

Pas triumfit për ArtSport ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili tha se Llapi ka arritur në finale me plot meritë pasi ka pasur kundërshtarë shumë të fortë.

“Llapi është ardhë me meritë në finale, nuk është ardh si turist. Kemi qenë të kujdesshëm të vëmendshëm. Prishtina për mua ka qenë supë e pulës, supë e lehtë. Mendoj që është një kalim në finale me plot meritë.

Këta tifozë e meritojnë një Llap të tillë”, tha Batatina.

Këtë edicion do të zhvillohet një super finale, pasiqë aty Llapi do të përballet me skuadrën e Dritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat