Tifozi i dehur bie nga tribuna, pastaj festoi

Futboll

Tifozi i dehur bie nga tribuna, pastaj festoi

Më: 13 prill 2022 Në ora: 19:46
Tifozi i dehur bie nga tribuna, pastaj festoi

Villarreali barazoi mbrëmë në Mynih ndaj Bayernit në çerekfinale të Champions League, kështu që tifozët e skuadrës bavareze u nisën drejt shtëpisë të dëshpëruar. Por ka pasur edhe nga ata gjermanë që kanë kaluar mirë në Allianz Arena.

Njëri prej tyre është një tifoz pa emër i Këlnit.

Ai pas ndeshjes ka qëndruar në stadium në pritje të zbrazjes së tribunave, por edhe në teren dhe në gjendje të dehur dukshëm kapërceu gardhin dhe u hodh në fushë, ndaj pasoi një shfaqje e vërtetë.

Fillimisht tifozi me fanellën e Kolnit ka pasur probleme pasi ka dëmtuar kyçin e dorës gjatë kërcimit, por kjo nuk e ka shqetësuar shumë. Ai hyri në fushë me një këngë, u rrotullua nëpër fushë dhe festoi, dhe punëtorët e mbetur të fushës e përshëndetën me buzëqeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat