Liverpooli në finale! Cityn e mori në qafë gabimi trashanik i portierit

Futboll

Liverpooli në finale! Cityn e mori në qafë gabimi trashanik i portierit

Nga: K.G. Më: 16 prill 2022 Në ora: 18:23
Liverpooli në finale! Cityn e mori në qafë gabimi trashanik i portierit

Liverpooli është në finalen e madhe të FA Cup (Kupa e Anglisë), duke e eliminuar Manchester Cityn, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Wembley” në Londër.

“Reds-at” treguan lojë të madhe, sidomos në 45 minutat e parë, ku shënuan tri herë, dy prej tyre senegalezi Sadio Mane.

Manchester City mposhtet me rezultat 3:2 nga Liverpooli, duke u eliminuar nga kjo garë. 

Cityn e mori në qafë gabimi trashanik i portierit! 

Momenti më i veçantë ishte i minutës së 17-të, portieri i Cityt, Zackary Steffen, bëri gabim trashanik, duke tentuar të pasoj, por Mane ia “vodhi” topin nga këmbët duke shënuar, 0:2. 

Për Liverpoolin shënuan Konate (9'), Mane (17' e 45') dhe për Cityn Grealish (47') e Silva (90+2’).

Liverpoolli e pret fituesin e takimit Chelsea – Crystal Palace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat