Zhegrova asiston në Francë, por nuk i mjaftoi

Futboll

Zhegrova asiston në Francë, por nuk i mjaftoi

Nga: K.G. Më: 16 prill 2022 Në ora: 22:57
Zhegrova asiston në Francë, por skuadra e tij kokulur

Edon Zhegrova bëri paraqitje të mirë për Lille-n, por nuk arritën të marrin pikë në duel me Lens-in. 
Lille si vendas mposhtet me rezultat 2:1 nga Lens-i.

Në minutën e 4-të, Frankowski realizoi për mysafirët, ndërsa në minutën e 37-të, Kalimuendo thellon epërsinë në 0:2.

Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 45+1, Zhegrova, reprezentuesi i Kosovës, jashtë 16-shit, harkoi me mjeshtri dhe Xeka realizoi me kokë për 1:2.  

Zhegrova luajti tërë takimin, ndërsa Lille renditet në pozitën e tetë me 48 pikë e Lens në shtatin me 50 pas 32 jave në elitën e futbollit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat