​Ronaldo humb të birin: Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndjejë

Futboll

​Ronaldo humb të birin: Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndjejë

Më: 18 prill 2022 Në ora: 20:42
Familja e Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka njoftuar se ai dhe bashëkshortja e tij kanë humbur të birin e tyre, njërin nga binjakët që ata po prisnin të lindinin, por për fat të keq vetëm njëri prej tyre ka lindur shëndosh e mirë.

Foshnja tjetër që ishte djalë, ka vdekur gjatë procesit të lindjes dhe për këtë ylli portugez ka shprehur dhimbjen e madhe derisa ka kërkuar që të respektohet privatësia e tij në këtë kohë të vështirë për të dhe familjen.

Njoftimi i lëshuar në rrjetet sociale nga ylli portugez:

Me trishtimin më të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të vogëlushit tonë.

Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e fëmijës tonë na jep forcë për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.

Falenderojmë mjekët dhe infermierët për gjithë kujdesin dhe mbështetjen e ofruar.

Jemi të shkatërruar dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë.

Djali ynë ti je engjëlli ynë. Do të të duam përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat