Kosovë - Ukrainë, sfidë emocinuese! Nipi i Adem Jasharit me gjest të bukur

Futboll

Kosovë - Ukrainë, sfidë emocinuese! Nipi i Adem Jasharit me gjest të bukur

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:38
Kosovë - Ukrainë, sfidë emocinuese

Ka nisur ndeshja e parë në "Elite Round" për kualifikimet e Kampionatit Evropian për U17, ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës.

Kjo ndeshje njëherësh shënon rikthimin e ekipeve kombëtare të Ukrainës në garat e UEFA-s pas agresionit të Rusisë mbi këtë shtet.

Në shenjë përkrahje të popullit ukrainas, i cili po ballafaqohet me agresionin e egër rus, kapiteni i Dardanëve U17, Igball Jashari para fillimit të ndeshjes ia ndau kapitenit të ekipit ukrainas fanellën e Kombëtares së Kosovës me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve dhe stafit.

Image

Kampionati evropian i kësaj grupmoshe do të mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor të këtij viti. 

Image

Kosova

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat