Plori: Jam djalë nga Shkodra, askush më shumë se unë nuk e do fitoren e Vllaznisë

Futboll

Plori: Jam djalë nga Shkodra, askush më shumë se unë nuk e do fitoren e Vllaznisë

Më: 29 prill 2022 Në ora: 13:03
Plori: Jam djalë nga Shkodra, askush më shumë se unë nuk e do fitoren e Vllaznisë

Vllaznia pret këtë të diel Skënderbeun në “Loro Boriçi”, që për shkodranët duhet të jetë pika e kthesës në kampionat, ku fitorja mungon prej shumë javësh. Trajneri Elvis Plori, në konferencën për shtyp të rastit dhe se shpreson që ndeshjet e radhës skuadra të zhbllokohet, pasi ka shënuar shumë pak kohët e fundit.

“Duhet vlerësuar maksimalisht edhe kjo ndeshje, duke ditur edhe ecurinë jo shumë të mirë që kemi pasur në ndeshjet e fundit, ku në 5 javë kemi 2 humbje dhe 3 barazime. Po shënojmë shumë pak, kështu që duhet ta vlerësojmë maksimalisht edhe këtë sfidë dhe të jemi shumë seriozë në fushë.

Shpresojmë që dy ndeshjet e radhës të na japin frymëmarrje, e rëndësishme është që pjesa ofensive e skuadrës sonë të funksionojë më mirë, sepse në ndeshjet e fundit nuk e ka bere si duhet këte gjë. Duhet që ndaj Skënderbeut ato mundësi e raste që do të na krijohen, t’i shfrytëzojmë dhe të marrim fitoren.”

Plori e ndien shumë presionin e fitores, pasi që kur mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Brdaricit, ende nuk ka shijuar suksesin.

“Edhe unë ndihem keq kur dëgjoj të thuhet se kur do ta marrë fitoren e parë Plori. Ndihem keq nga kjo situatë e krijuar. Gjithsesi, unë jam një djalë nga Shkodra dhe kam pasur mbështetjen tuaj gjatë gjithë kësaj kohe. Më shumë së unë besoj se askush nuk e do më shumë fitoren dhe deri tani mund të them se kemi bërë vetëm një punë të mirë: kualifikimin në finalen e Kupës. Vetëm aty jam ndier mirë dhe shpresoj që deri në fund të kemi edhe shumë momente të tjera të tilla dhe të arrijmë objektivat që kemi.".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat