Gjilani baras me Dritën, Ballkani zyrtarisht kampion i Kosovës

Futboll

Gjilani baras me Dritën, Ballkani zyrtarisht kampion i Kosovës

Nga: K.G. Më: 4 maj 2022 Në ora: 15:52
Gjilani baras me Dritën, Ballkani zyrtarisht kampion i Kosovës

Ballkani i Therandës edhe zyrtarisht është kampion i Kosovës, duke iu falënderuar edhe barazimit (0:0) në derbin e madh mes Gjilanit dhe Dritës.

Ballkani udhëheq kreun me 70 pikë, 11 më shumë se Gjilani edhe tre javë sa kanë mbetur deri në fund.

Ballafaqimi mes Gjilanit dhe Dritës, u karakterizua me lojë të mirë.

Drita pati disa raste të mira, ku duhet veçuar atë të minutës së 31-të, Amir Hajzeraj nga 5-6 metra qëllon tërthorësen e Gjilanit.

Drita është në pozitën e tretë me 57 pikë pas 33 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat