Gjimshiti shënon në Serie A, vetëm Barcelona më mirë se Atalanta në Europë

Futboll

Gjimshiti shënon në Serie A, vetëm Barcelona më mirë se Atalanta në Europë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 14:39
Gjimshiti shënon në Serie A, vetëm Barcelona më mirë se Atalanta në Europë

Berat Gjimshiti ka gjetur golin e parë sezonal në Serie A. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, kaloi Atalantën në avantazh në transfertën ndaj Spezias (Rey Manaj u fut në fushë në 56′ për bardhezinjtë).

Ishte minuta e 73-të kur 29-vjeçari realizoi me kokë, duke i dhuruar ekipit bergamask avantazhin 1-2. Më parë kishin shënuar Muriel (16’) për Atalantën dhe Verde (30’) për vendasit.

Me golin e sotëm Gjimshiti bëhet futbollisti i 20-të i Atalantës që shënon gjatë një kampionati, me zikaltrit që kthehen në skuadrën e tretë me kaq larmishmëri golash në historinë e Serie A.

Ekipi i Gasperinit barazon Juventusin e sezonit 2011-12 (20 golashënues të ndryshëm) dhe Fiorentinën e vitit 2014-15, që mban rekordin absolut me 21 goleadorë gjatë një sezoni në Serie A.

Ndërkohë, këtë sezon vetëm Barcelona (22) ka dërguar më shumë lojtarë te goli se Atalanta në pesë kampionat kryesore të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat