​Ky është lajmi që Ronaldo u ka dhënë së fundi bashkëlojtarëve në Man. United

Futboll

​Ky është lajmi që Ronaldo u ka dhënë së fundi bashkëlojtarëve në Man. United

Më: 9 maj 2022 Në ora: 11:42
​Ky është lajmi që Ronaldo u ka dhënë së fundi bashkëlojtarëve në Man. United

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo thuhet se u ka thënë bashkëlojtarëve se do të qëndrojë në klub edhe për sezonin e ardhshëm.

Ndërsa “Djajtë e Kuq” kanë përjetuar një sezon zhgënjyes 2021-22, Ronaldo ka shijuar një tjetër sezon frytdhënëse sa i përket numrit të golave të realizuar, duke shënuar 24 herë në 39 paraqitje në të gjitha garat.

37-vjeçari është lidhur me një largim nga “Old Trafford”, me disa raporte që pretendojnë se ai mund të bëjë një rikthim të bujshëm te Real Madridi.

Megjithatë, “The Sun” raporton se Ronaldo ka informuar skuadrën se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi dhe do të qëndrojë edhe për sezonin 2022-2023.

Raporti shton se Ronaldo ka mbetur i zhgënjyer me performancën e klubit këtë sezon, por ai nuk dëshiron të largohet nga klubi dhe është i motivuar nga sfida për t'i rikthyer ata në Ligën e Kampionëve.

Disa nga shokët e skuadrës së Ronaldos, përfshirë Anthony Elanga, mendohet se janë të bgazëllyer që portugezi të qëndrojë në “Old Trafford” për të paktën një sezon tjetër, pasi ata besojnë se kanë ende shumë për të mësuar nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Ronaldo u kthye te United nga Juventusi verën e kaluar dhe ai ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në qershorin e vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat