Skuadra e shqiptarëve miqësore me Ukrainën, fitimet shkojnë për bamirësi

Futboll

Skuadra e shqiptarëve miqësore me Ukrainën, fitimet shkojnë për bamirësi

Më: 11 maj 2022 Në ora: 18:15
Skuadra e shqiptarëve miqësore me Ukrainën, fitimet shkojnë për bamirësi

Kombëtarja e Ukrainës e drejtuar nga Oleksandr Petrakov ka nisur përgatitjet për gjysmëfinalen e Play-Off në muajin qershor ndaj Skocisë në Glasgow, teksa në lojë është një biletë për në Botërorin e Katarit. Në rast se ukrainasit ia dalin ta kalojnë me sukses sfidën ndaj skocezëve, atëherë në Cardiff i pret Uellsi.

Gjithsesi, para se të mbërrijmë te këto sfida, Ukraina është grumbulluar në Slloveni ku po kryen një fazë përgatitore ndërsa në datën 17 maj në stadiumin Carlo Castellani do të luajë një ndeshje miqësore me klubin e Serisë A, Empolin.

Në këtë skuadër aktivizohen edhe tre lojtarë të kombëtares shqiptare teksa bëhet fjalë për Kristjan Asllanin, Nedim Bajramin dhe Ardian Ismajlin. Qëllimi i kësaj ndeshje përveç aspektit sportiv që i shërben Ukrainës, është edhe ai i të mbledhurit fonde për të ndihmuar dhe mbështetur njerëzit në nevojë prej luftës që ka nisur Rusia në Ukrainë.

Kështu, të gjithë të ardhurat nga ndeshja miqësore do të shkojnë për fondacionin Ukraine United24 që është ideuar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat