Adnan Januzaj shënon, Sociedad demolon Cadiz-in

Futboll

Adnan Januzaj shënon, Sociedad demolon Cadiz-in

Nga: K. Goca Më: 12 maj 2022 Në ora: 21:20
Adnan Januzaj shënon, Sociedad demolon Cadiz-in

Skuadra e Sociedad e ka demoluar me rezultat 3:0 Cadiz-in, në takimin e javës së 36-të të kampionatit spanjoll.

Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, u paraqit standard, duke kontribuar në fitoren e thellë. 

Ai shënoi nga penalltia në minutën e 53-të për rezultatin 2:0. 

Januzaj u zëvendësua në minutën e 78-të.

Golat i realizuan Sorloth (18'), Januzaj (53'-nga penalltia), Portu (90+8'-nga penalltia). 

Sociedad renditet në vend të gjashtë me 59 pikë e Cadiz në të 17-tin me 35.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat