Rezultatet dhe tabela e BKT Superligës së Kosovës, pas javës së 35-të

Futboll

Rezultatet dhe tabela e BKT Superligës së Kosovës, pas javës së 35-të

Më: 15 maj 2022 Në ora: 18:05
Superliga e Kosovës

Ka përfunduar java e 35-të në BKT Superligën e Kosovës, aty ku pati shumë përmbysje rezultatesh.

Ndeshja më interesante ishte padyshim ajo në mes të Gjilanit dhe Malishevës, me këta të fundit që ia dolën të të përmbysnin rezultatin dhe disa herë ta rikthehen epërsinë, për të fituar në fund me rezultat 4-3.

Një takim spektakolar ishte edhe ai në mes të Dukagjinit dhe Llapit, me skuadrën nga Klina që triumfoi 3-2.

Triumf të madh mori edhe Drenica, pasi derisa ishte duke humbur në shtëpi, në fund fitoi 3-1 ndaj kampionit tashmë të konfirmuar, Ballkanit.

një fitore që pritej në letër, or që në fund doli të ishte disfatë u shfaq në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Drita triumfoi 1-0 ndaj Prishtinës që po lufton për t’i ikur barazhit.

Në duelin e dy skuadrave që tashmë kanë rënë në Ligën e Parë, Ulpiana fitoi me rezultat të thellë 6-2 përball Feronikelit.

Më poshtë mund të shikoni rezultat e të gjitha takimeve dhe tabelën pas javës së 35-të në BKT Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat