Ish-lojtari i njohur anglez: Broja e ka vërtetuar veten

Futboll

Ish-lojtari i njohur anglez: Broja e ka vërtetuar veten

Më: 18 maj 2022 Në ora: 11:26
Ish-lojtari i njohur anglez: Broja e ka vërtetuar veten

Vera pritet të jetë e zënë me ditë të gjata negociatash për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Premier League, duke zgjuar interesin e shumë klubeve angleze, pavarësisht se dëshira e tij e madhe është rikthimi në “Stamford Bridge”.

Një nga skaudrat më kërkuese për të blerë kartonin e tij është West Ham-i.

Zgjedhjen e “çekiçëve” e përkrah edh eish-futbollisti i njohur, Jamie Redknapp. Tashmë në rolin e analistit të “Sky Sports” si dhe gazetarit sportiv të “Daily Mail”, Redknapp është shprehur se Broja e ka vërtetuar se është një sulmues i denjë për kampionatin anglez.

“Ka zëra që West Ham dëshiron ta blejë (Brojën) dhe mendoj se ai me siguri që e ka vërtetuar veten si një qendërsulmues Premier League”, ka thënë Jamie Redknapp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat