Granit Rugova: Do të mbështesim Flamurtarin në ndërtimin e tribunës

Futboll

Granit Rugova: Do të mbështesim Flamurtarin në ndërtimin e tribunës

Nga: K.G. Më: 18 maj 2022 Në ora: 14:28
Imer Ademi, majtas e Granit Rugova, djathtas

Drejtori i drejtorisë për sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugova, është i përkushtuar që si drejtori e komunës t’ua përmirësojnë sadopak gjendjen klubeve të kryeqytetit.

Ai sot vizitoi klubin me traditë Flamurtarin e Prishtinës, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A. 

Rugova takon kryetarin e klubit, Imer Ademi dhe diskutuan për shumë halle që e preokupojnë klubin dhe sportin në përgjithësi. 

Image

 “Klubi i futbollit Flamurtari është pjesë e identitetit të patjetërsueshëm të qytetit tonë.

Prandaj, me kënaqësinë më të madhe sot vizitova këtë klub historik, me dëshirën dhe vullnetin për të ndihmuar dhe përkrahur këtë klub të qytetit.

KF Flamurtari i ka dhënë shumë sportit dhe qytetit tonë, prandaj ne si institucione e kemi për detyrë që këtë t'ia kthejmë me investime dhe mbështetje. 

Si Komuna e Prishtinës dhe Drejtori për Sport, do të mbështesim këtë klub në ndërtimin e tribunës dhe në faza tjera të mëtutjeshme, sipas mundësive që do të kemi në dispozicion. 

Sporti në Prishtinë, pa asnjë dallim, do të ketë adresë për sfidat dhe nevojat e tyre gjatë këtij mandati, drejt arritjes së sukseseve të reja.

Faleminderit shume për mikpritjen, kryetarit te klubit, z. Imer Ademi dhe për kontributin e tij në futboll”, ka shkruar Rrugova në profilin e tij në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat