Kampionati 5×5 drejt fundit, përcaktohen katër ekipet gjysmëfinaliste

Futboll

Kampionati 5×5 drejt fundit, përcaktohen katër ekipet gjysmëfinaliste

Më: 18 maj 2022 Në ora: 14:55
Kampionati 5×5 drejt fundit, përcaktohen katër ekipet gjysmëfinaliste

Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5, që organizohet nga FSHF ka zhvilluar katër ndeshjet e fazës çerekfinale për këtë sezon futbollistik. Të gjitha sfidat sollën garë të fortë dhe mjaft emocione, teksa vetëm 4 ekipe ia dolën të siguronin një biletë për në fazën gjysmëfinale të këtij edicioni të dytë.

Ndeshja Kalaja – Genius nxorri fitues këto të fundit, teksa pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt, skuadrat iu drejtuan penalltive, ku ekipi i Genius u tregua më i saktë, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Në përballjet e tjera, Tirana 5×5 mundi me shifrat e thella 6-2 ekipin e Çamërisë, duke kaluar në fazën tjetër, teksa edhe Prestige arriti të kualifikohej në gjysmëfinale, pasi triumfoi me shifrat 3-2 ndaj skuadrës së Çermenikës. Skuadra tjetër që ka prekur gjysmëfinalen është Beautiful Albania, që fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Air Albanias.

Sipas skemës së përcaktuar më parë, çiftet gjysmëfinaliste të këtij sezoni do të jenë si më poshtë:

Genius – Tirana 5×5

Beautiful Albania – Prestige

Në këtë fazë u përfshinë 32 skuadra, ku Tirana u përfaqësua me 3 skuadrat e para të çdo grupi, Durrësi me dy skuadrat e para të çdo grupi, ndërsa zonat e tjera u përfaqësuan me ekipet e renditura në vendin e parë në çdo grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat