Mbrojtësi ganez shënon dy autogola kur e kupton se loja ishte e kurdisur, përjashtohet nga çdo aktivitet i futbollit

Futboll

Mbrojtësi ganez shënon dy autogola kur e kupton se loja ishte e kurdisur, përjashtohet nga çdo aktivitet i futbollit

Më: 19 maj 2022 Në ora: 17:16
Hashmin Musah

Sipas “ghanasoccernet”, dënimi i Hashmin Musah është reduktuar nga 24 në vetëm gjashtë muaj mos aktivitet në futboll, pasi shënoi qëllimisht dy autogola në ndeshjen e Premier Ligës së Ganës midis Inter Allies dhe Ashanti Gold vitin e kaluar.

Musah, që në atë kohë luante për Inter Allies, u inkuadrua nga baka rezervë për të shënuar dy autogola në 12’ minutat e fundit të ndeshjes.

Në fund të ndeshjes, skuadra e Ashanti Gold shënoi fitore me rezultat të thellë 7:0 kundër Inter Allies, përcjell KosovaPress.

Musah e pranoi pas ndeshjes se i kishte shënuar qëllimisht autogolat në një përpjekje për të prishur një skandal të kurdisjes së ndeshjeve.

“Pas ndeshjes, ekipi im teknik më përgëzoi për prishjen e bastit që kishin vënë. I premtova trajnerit që nëse më lejon të luajë nga banka rezervë, unë do ta prishja kurdisjen. Dhe pas ndeshjes ekipi im më përgëzoi”, tha Musah për “Kumasi FM”.

“Kam dëgjuar në hotelin tonë se ishte vendosur që ndeshja të kurdisej me rezultat të saktë 5:1 kundër klubit tim. Vendosa që ta prishja atë kurdisje sepse unë nuk e përkrahi kurdisjen e ndeshjeve”, shtoi më tej mbrojtësi ganez.

Afro një vit më vonë dhe tani Musah i është reduktuar pezullimi nga 24 muaj sa i ishte shqiptuar, në një pezullim gjashtëmujor mos aktivitet në fushat e gjelbra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat