Kevin De Bruyne zgjedhet lojtari më i mirë i sezonit në Premier Ligë

Futboll

Kevin De Bruyne zgjedhet lojtari më i mirë i sezonit në Premier Ligë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 15:18
Kevin De Bruyne

Pas ndarjes së çmimit për lojtarin e ri më të mirë të sezonit në Premier Ligë, kjo e fundit ka bërë publike edhe fituesin e çmimit të lojtarit më të mirë të këtij viti.

Bëhet fjalë për yllin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, i cili është votuar si lojtari më i mirë i sezonit 2021/22 në Premier Ligë.

De Bruyne i bashkohet një grupi elitar lojtarësh të cilët e kanë fituar më shumë se një herë çmimin në fjalë duke iu bashkuar Thierry Henryn, Cristiano Ronaldos dhe Nemanja Vidicit.

De Bruyne, i cili e fitoi këtë çmim për herë të fundit në sezonin 2019/20, ka qenë vendimtar për skuadrën e Cityt që kjo e fundit të jetë në garë për të ngritur trofeun e tyre të gjashtë në Premier Ligë.

Ylli belg ka regjistruar plot 15 gola dhe shtatë asistime në vetëm 29 paraqitje këtë sezon.

De Bruyne fiton çmimin pas kombinimit të votave të publikut me ato të 20 kapitenëve të klubit dhe një panel ekspertësh futbolli.

Ai mundi shtatë të nominuarit e tjerë për çmimin në fjalë si Trent Alexander-Arnold, Jarrod Bowen, Joao Cancelo, Bukayo Saka, Mohamed Salah, Son Heung-min dhe James Ward-Prowse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat