Nga Ferencvarosi te Sherif Tiraspoli, Tirana e Shehit njeh kundërshtarët e mundshëm

Futboll

Nga Ferencvarosi te Sherif Tiraspoli, Tirana e Shehit njeh kundërshtarët e mundshëm

Më: 23 maj 2022 Në ora: 13:08
Nga Ferencvarosi te Sherif Tiraspoli, Tirana e Shehit njeh kundërshtarët e mundshëm

Më 14 qershor do të hidhet shorti i çifteve për turin e parë të kualifikueseve të Champions League.

Këtë herë Shqipërinë do ta përfaqësojë Tirana, ndërsa në sezonin e shkuar ishte Teuta. Bardheblutë do të kenë mundësi fantastike për ta avancuar më tej drejt suksesit nëse do të eliminojnë kundërshtarin e parë në Champions League. Por ky mision nuk do të jetë aspak i lehtë.

Tashmë janë mësuar edhe ekipet që janë kundërshtarët potencial për bardheblutë që drejtohen nga Orges Shehi, që janë të vendosur si jo favoritë për shkakun e koeficentit të ulët. Tirana nuk mund të ndeshet me ekipet më të dobëta që vijnë nga Mali i Zi, Ishujt Faroe, Malta, Letonia apo Armenia. Gjithashtu Tirana nuk mund të përballet as me Ballkanin e Ilir Dajës apo Shkupin e Maqedonisë së Veriut.

Kundërshtari i parë i Tiranës do të jetë jo pak i vështirë për t’u kaluar teksa shohim kampionët e Suedisë, Rumanisë, Hungarisë, Moldavisë dhe Sllovakisë.

Ish-ekipi i Myrto Uzunit, Ferencvaros, Sherif Tiraspoli, Slovan Brastilava apo Malmo, janë emrat që duhen evituar me çdo kusht në shortin që do të hidhet në datën 14 qershor, ndërsa ndeshjet e para do të zhvillohet në 5-6 korrik, ndërsa ato të kthimit në 12-13 korrik.

Kjo listë e gjatë do të marrë një reduktim tjetër në ditët në vijim për t’u përqendruar më shumë në kundërshtarin e parë të Tiranës, por gjithsesi shërben për të kuptuar situatën. /Sport Ekspres/

Karabakh Agdam (Azerbaijan)

Malmö FF (Sweden)

?udogorec Razgrad (Bulgaria)

Sheriff Tiraspol (Moldova)

CFR Cluj (Romania)

Bodø / Glimt (Norway)

Ferencváros (Hungary)

Maribor (Slovenia)

Slovan Bratislava (Slovakia)

HJK (Finland)

The New Saints (Wales)

F91 Dudelange (Luxembourg)

Žalgiris (Lithuania)

Lincoln Red Imps (Gibraltar)

Shamrock Rovers (Ireland)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat