​Ronaldo nuk lejoi që United ta emëronte Conten në krye të skuadrës

Futboll

​Ronaldo nuk lejoi që United ta emëronte Conten në krye të skuadrës

Më: 24 maj 2022 Në ora: 09:01
Ronaldo

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo raportohet se doli kundër propozimit të drejtuesve të klubit që Antonio Conte të emërohet trajner i skuadrës.

52-vjeçari ishte i pa punë kur “Djajtë e Kuq” shkarkuan Ole Gunnar Solskjaer në nëntor, dhe ai ishte i lidhur me postin e trajnerit në “Old Trafford”.

Sidoqoftë, Man United në vend të tij zgjodhi trajnerin Ralf Rangnick si trajner të përkohshëm deri në përfundim të sezonit 2021/22.

Ndërkohë, Conte kaloi në Londrën e Veriut për t'u bërë pasardhësi i Nuno Espirito Santo te Tottenhami dhe italiani pati një sezon të suksesshëm duke e dërguar këtë skuadër në vendin e katër dhe hyrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, përcjellë KosovaPress.

Ndërkohë, Man United rrezikoi të përfundonte në vendin e shtatë pasi humbi 1-0 nga Crystal Palace, por në fund mbeti në vendin e gjashtë dhe siguroi një vend në Europa League 2022-23.

Suksesi i Contes në krahasim me atë të Rangnick ka çuar në sugjerime se i pari do të kishte qenë njeriu i duhur për “Djajtë e Kuq”.

“Manchester Evening Neës” deklaron se Ronaldo personalisht ka ndërhyrë për të siguruar që ish-trajneri i Chelseat dhe Interit të mos e pasonte Solskjaerin në Man United.

Raporti shton se drejtuesit e klubit kishin filluar të konsultoheshin me lojtarët për trajnerët e mundshëm dhe Ronaldo shprehu shqetësimin se Conte ka një internsitet shumë të lartë të punës dhe kjo për të do të paraqiste problem si një 37 vjeçar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat