Këto janë katër skuadrat e licencuara për gara evropiane

Futboll

Këto janë katër skuadrat e licencuara për gara evropiane

Më: 25 maj 2022 Në ora: 11:17
Ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), respektivisht, Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-s, ka bërë sot licencimin e katër klubeve nga Superliga e Kosovës për garat e ardhshme evropiane.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim që skuadrat si Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi të licencohen për garat e UEFA-s për edicionin 2022/23.

Ndërkaq nga Liga e Parë e femrave për licencë kanë aplikuar KFF Ep-Com dhe KFF Mitrovica, ku KFF Mitrovica është licensuar, kurse aplikimi i KFF Ep- Com është refuzuar nga Komisioni i Shkallës së Parë, ndërsa pas ankesës së këtij klubi, Komisioni i Shkallës së Dytë ka vendosur që edhe KFF Ep-Com të licencohet.

Në anën tjetër, për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nga Superliga e meshkujve, nuk janë licencuar Prishtina, Dukagjini, Malisheva dhe Drenica.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat