Qëlluan shqiptarin me karrige në kokë para finales, lihen në burg dy ultrasit...

Futboll

Qëlluan shqiptarin me karrige në kokë para finales, lihen në burg dy ultrasit...

Më: 27 maj 2022 Në ora: 13:22
Qëlluan shqiptarin me karrige në kokë para finales, lihen në burg dy ultrasit...

Gjykata e Tiranës ka vendosur 15 ditë burg për dy tifozët e Feyenoord që u përfshinë në akte dhune dhe ekstreme ndaj një shqiptari më 24 maj, një ditë para finales së Konferencë Ligës që u mbajt në Tiranë.

Dy tifozët ultras të Feyenoord plagosën shqiptarin tek zona e njohur si “9 kateshet”, duke e gjuajtur dhe me karrige.

Dy të rinjtë, 21 dhe 23 vjeç u arrestuan nga Policia e Tiranës dhe akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.

Tifozët goditën me sende të forta një shqiptar që mori dëmtime në kokë nga goditjet edhe me karriget e lokalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat