Cortuois: Dua të fitoj Champions League e parë

Futboll

Cortuois: Dua të fitoj Champions League e parë

Më: 27 maj 2022 Në ora: 20:31
Cortuois: Dua të fitoj Champions League e parë

Portieri Real Madrid, Thibaut Courtois, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Liverpoolit, e vlefshme për finalen e Champions LEague.

“Kthehem për të luajtur një finale pas 8 vitesh, e humba atë sfidë, por shpresoj të fitoj nesër për herën time të parë Championsin dhe Marcelo dëshiron të pestin.

Ne kemi të njëjtën dëshirë për historinë e Real Madrid.

Finalja e 2014 për mua ishte ndryshe, pasi tani jam në anën e duhur të historisë. Mbrojtja? Për mua duhet të mbrojë i gjithë ekipi. Karim Benzema?

Është gjithnjë e më i mirë, ai është bërë një objektiv kyç. Ai nuk ndalet. U stërvitëm shumë mirë, ne jemi gati për këtë sfidë.

Trajneri i ka bërë të gjitha lëvizjet teknike që ne duhet të praktikojmë në këtë finale, dhe ne jemi gati për të luajtur këtë finale".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat