Portieri i Islandës: Ata na shënuan se jemi ne të butë, ndryshe nuk ndodhte

Futboll

Portieri i Islandës: Ata na shënuan se jemi ne të butë, ndryshe nuk ndodhte

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:18
Portieri i Islandës: Ata na shënuan se jemi ne të butë, ndryshe nuk ndodhte

Portieri i Islandës, Runarson, ka folur në përfundim të takimit me Shqipërinë.

Portieri kundërshtar u shpreh se lojtarët islandez e ndien frikën në pjesën e parë kundër kuqezinjëve, duke mos marrë iniciativën për të kontrolluar ndeshjen nëpërmjet pasimeve.

“Ndeshja me Israelin dhe ajo me Shqipërinë ishin shumë të ndryshme. Ndjeva se luajtëm me frikë sot në pjesën e parë. Sikur kishim frikë që të ushtronim presing ndaj tyre dhe të merrnim kontrollin e lojës. E rregulluam këtë problem në pjesën e dytë.

Goli i pësuar? Sa herë që pësohet një gol mund të bësh më mirë. Unë mendoj se ne si skuadër jemi pak të butë, i lëmë të na vijnë shumë afër portës. Shqipëria nuk do të kishte shënuar kurrë nëse nuk do të vinte kaq pranë portës”, tha Runar Alex Runarson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat